Ja sa migrantë ka në Maqedoni

Desk
By Desk March 7, 2020 21:10

Ja sa migrantë ka në Maqedoni

Sot në Qendrën e Strehimit të Refugjatëve Tabanovcë afër kufirit maqedono – serb është e qetë dhe bosh. Qendra ka vetëm disa familje dhe ekipe të detyrave të Kryqit të Kuq, MPB dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në mesin migrantëve është edhe Muhamed Huseini – Ahmet nga Siria, i cili ka një javë në Tabanovcë, përcjell FLAKA.

Por, plani i Muhamedit për t’u shkuar në Gjermani mund të mos përmbushet. Presidenti serb njoftoi dje mbylljen e kufirit me Maqedoninë. Ministri i Brendshëm Naqe Çulev tha sot se kufiri jugor mund të mbyllet për të parandaluar një valë të re migrantësh.

“Maqedonia definitivisht do të mbyll kufijtë. Ne kemi kapacitete, bazuar nga kriza e mëparshme tani jemi shumë më mirë të përgatitur. Kemi edhe policë ndërkombëtarë që bashkë bëjmë patrulla në kufirin jugor. Por, kemi edhe mjete teknike. Do të japim maksimumin për tra mbyllur kufirin tonë dhe të parandalojmë një valë të re të emigrantëve drejt territorit të shtetit tonë dhe shteteve të BE-së”, tha Naqe Çulev, Ministër i brendshëm teknik.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski thotë se tranziti nuk është më një mundësi dhe se një situatë krize është deklaruar në kufirin jugor.

“Tani më duket qartë se transitimi nuk është opsion dhe nuk mund të funksionoj ajo rutë. Vendimi ynë është të kemi zero tolerancë për hyrjen e emigrantëve. Ju e dini që kemi të shpallur gjendje krize, janë shtuar forcat policore dhe ushtarake në kufirin jugor”, deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Ish-Sekretari i Shtetit në MPB Anastasia Ilieska thotë se është e nevojshme të gjesh një mekanizëm për t’u marrë me kriza të tilla në të gjitha vendet e Evropës.

Ndryshe, aktualisht në Tabanovcë ndodheen rreth 30 migrantë të strehuar. FLAKA

Desk
By Desk March 7, 2020 21:10