Ja sa numëron trupi votues që do të mund të voton në Referendum

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 7 Shtator, 2018 16:44

Ja sa numëron trupi votues që do të mund të voton në Referendum

Në seancën e fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ, anëtarët e komisionit miratuan vendimin për përmbyllje të Listës Zgjedhore. Lajmi u bë i ditur për Flaka nga nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu. 

Për referendumin e 30 shtatorit, të drejtë vote do të kenë 1.806.336 shtetas të Maqedonisë, raporton Flaka.

Nga ata, 1.725.913 votues, do të votojnë në Republikën e Maqedonisë.

Nga ky numër, në listën e veçantë 2.694 shtetas do të votojnë jashtë vendit, respektivisht në vendet ku jetojnë përkohësisht.

1.558 është numri i personave të sëmurë apo të burgosur të cilët të drejtën e votës do ta shprehin një ditë para referendumit, respektivisht më 29 shtator (e shtunë).

Po ashtu, nga numri prej 1.725.913 votuesve me të drejtë vote, 104 janë shtetas të angazhuar në Këshilltar Zgjedhore jashtë vendit. Flaka

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 7 Shtator, 2018 16:44