Ja si mund ta forconi sinjalin e WiFi-së

Ja si mund ta forconi sinjalin e WiFi-së

Vendndodhja… Sinjali i WiFi-së varet më së shumti nga vendndodhja e tij.

Brenda shtëpisë, muret, dyert, dritaret, të gjitha e pengojnë shpërndarjen e mirë të sinjalit të WiFi-së në shtëpi, pra vendndodhja e ruterit ka shumë rëndësi.

Më lartë – më mirë: 

Nëse jetoni në shtëpi dy katëshe, atëherë ruteri i WiFi-së duhet të jetë në katin e dytë sepse ofron shtrirje më të gjerë të sinjalit. Ruteri është e rëndësishme të jetë në qendër të shtëpisë, në mënyrë që dyert, dritaret dhe objektet e tjera mos të ndikojnë në ngadalësimin e përcjelljes së sinjalit.

Gjithashtu, nëse ruteri juaj gjendet në një dhomë me derë të mbyllur, atëherë përcjellja e sinjalit do të jetë më e ngadalshme.

Mos harroni antenat! Pothuajse pjesa kyqe e përcjelljes së sinjalit qëndron tek antenat e ruterit, duhet të keni kujdes që ato të jenë në rregull. Nëse ndonjëherë keni problem me WiFi-në, ndryshoni orientimin e antenave, mund të funksionojë.

Telefonat e vjetër, bluetooth, mikrovalë dhe paisje të ngjashme ndikojnë në shpërndarjen e rrjetit, edhe kjo është mjaftë e rëndësishme.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli 24 Dhjetor, 2016 23:52