Ja të gjitha konkluzionet nga Komisioni për Sëmundje Infektive

Desk
By Desk May 11, 2020 14:14

Ja të gjitha konkluzionet nga Komisioni për Sëmundje Infektive

Gjendja sot dhe konkluzionet nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
 
Është prezantuar gjendja e fundit me COVID- 19, sot gjithësej të infektuar 1663 pacientë, numri i të shëruarve 1170, letalitet 5.5, mortalitet 4.4.
 
Sot, nga 145 teste të kryera për COVID-19, të konfirmuar janë 21 raste të reja pozitive.
 
Përqindje prej 14,5% nga 145, konfirmuar 21. Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë ditës së djeshme dhe sot nuk kemi asnjë pacient të ri të hospitalizuar.
 
Në respiratorë kemi një pacient dhe një tjetër në ventilim mekanik.
 
Federata e Notit ka dorëzuar plan operativ për fillimin e trajnimeve, dhe e njëjta është e plotësuar nga aspekti epidemiologjik. Federata e futbollit gjithashtu planifikon të fillojë me stërvitjet.
 
Për këtë qëllim, është arritur në përfundimin se sportet në natyrë dhe trajnimet individuale do të fillojnë të punojnë të mërkurën, dhe sportet në grup të fillojnë nga e hëna.
 
Oda stomatologjike në RMV, pas protokoleve të dorëzuara mori leje për punë duke filluar prej të mërkurës, me vëllim të kufizuar të punës , në përputhshmëri me aktivitetet e tyre të parapara, me cfarë pushon së zbatuari detyrimi i mëparshëm.
 
Mbetet qëndrimi I njëjtë se masat duhet të lehtësohen gradualisht, por me atë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse përvoja e vendeve që kanë liruar masat është një rritje të pacientëve të rinj. Për atë qëllim, specifikohet koha dhe dinamika.
 
Në periudhën në vijim , do të rritet numri I testeve dhe do të fillohet me skrining, propozimi është që të fillohet me stafin e kopshteve.
 
Kemi tendencë të uljes së epidemisë, ne tanimë jemi në javën e 10-të të përhapjes së virusit.
 
Spitalet kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe janë të gatshëm. Kemi rënie te të sëmurit e rëndë, letalitet, mortalitet, rënie të vdekjeve, rënie të numrit të hospitalizimeve, numri rasteve aktive, numri I testeve pozitive është në rënie, 80% të rasteve kanë lidhje epidemiologjike, si dhe numri I të shëruarve që është në rritje.
 
0.9% sipas treguesit të OBSH-së, i ashtuquajturi R 0 (zero), këta janë tregues për monitorimin e situatës dhe zbutjen e masave.
 
Komisioni unanimisht pajtohet që këto janë kriteret që duhen ndjekur.
 
Rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është që t’i obligojnë institucionet kompetente të kryejnë kontrolle të shpeshta dhe të vazhdueshme të subjekteve me qëllim të ruajtjes së shëndetit.
 
Deri më tani,në karantinat shtetërore kanë qenë gjithësej 3.930 persona , prej tyre 90 janë lëshuar në izolim shtëpiak, ndërsa për momentin janë 400 persona dhe si konkluzion Komisioni propozon që zbatimi i karantinës shtetërore të jetë 14 ditë pa pasur nevojë për izolim shtëpiak pas përfundimit të karantinës dhe pa nevojë për ekzaminim të mëtejshëm.
 
Qendra e të folurit dhe dëgjimit mund të fillojë me punë, pasi dorëzuan protokolet dhe u vizituan nga epidemiologë të ISHP-së. Flaka
 
Desk
By Desk May 11, 2020 14:14