Jakimovski fillimisht në bankën e të akuzuarve, më pas në karrigen e kryetarit të komunës

Linda Limani
By Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:09

Jakimovski fillimisht në bankën e të akuzuarve, më pas në karrigen e kryetarit të komunës

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, para se të ulët në karrigen e kryetarit të komunës, të premten fillimisht do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale.

Ndaj Jakimovski ka një kallëzim penal për kohën kur ka qenë kryetar komune, për legalizimin e paligjshëm të objekteve duke përfshirë edhe restorantin “Imes” dhe ndërtimin e objektit administrativ të Komunës së Karposhit.

Aktakuza për këtë rast u ngrit në vitin 2019, ndërsa që atëherë janë mbajtur disa seanca gjyqësore. Para disa muajve lënda është kthyer nga fillimi për arsye se gjyqtari Goran Boshevski u shkarkua, ndërsa lëndën tani e ka gjyqtari Osman Shabani.

Përveç Jakimovskit, për këtë rast janë akuzuar edhe 10 persona prej të cilëve 5 persona kanë pranuar fajin dhe ranë dakord me prokurorinë.

Ndryshe, Jakimovski në rrethin e dytë në Komunën e Karposhit fitoi 49.61% të votave ose 14.864 kundrejt Dushko Veskovskit nga LSDM i cili fitoi 13.420 vota ose 44.79%.

Linda Limani
By Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:09