Jakimovski një pjesë të kohës së punës e kaloi në Gjykatën Penale

Redaksia
By Redaksia 5 Nëntor, 2021 20:24

Jakimovski një pjesë të kohës së punës e kaloi në Gjykatën Penale

“Pyetja juaj është qesharake. Pyetja juaj është qesharake. – Ndërsa, përgjigjja juaj nuk është qesharake? -Po! Nuk është qesharake. “Jam mjaft i organizuar, që të mund tu përgjigjem të gjitha nevojave”.

Në deklaratën e parë si kryetarë i ri – i vjetër i komunës Karposh, Stevço Jakimovski i akuzoi gazetarët se janë dërguar nga një qendër e orkestruar. Ndryshe, sot ai në vend të kolltukut të komunës, një pjesë të kohës së punës e kaloi në karriget e gjykatës në procesin që me vite zhvillohet kundër tij dhe pesë personave tjerë.

“Si e para, është turp kjo që e shoh para meje. Qartë e orkestruar nga një qendër dhe keni ardhur aq shumë gazetarë. Unë i respektoj mediat. Por unë nëpër këto dyer jam dy vjet, ndërsa nuk kam parë media. Tash është e qartë se dikush ka hall për fitoren që mora dhe kjo mendoj se është e keqe për të gjithë”, deklaroi Stevço Jakimovski, kryetarë i Karposhit.

Ndryshe, paraqitja e sotme e Jakimovskit në gjykatë ka të bëjë me gjykimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dy mandatet e kaluara. Gjykimi u shty për 23 nëntor për shkak se avokati i Jakimovskit kishte kontakte me pacient me Covid.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e punëtorëve mediatikë reaguan ndaj sjelljes së Jakimovskit ndaj gazetarëve para godinës së gjykatës dhe i bënë thirrje të tregojnë më shumë kulturë para opinionit./ Alsat

Redaksia
By Redaksia 5 Nëntor, 2021 20:24