Jakupi: Fitorja e BDI duhet të jetë vendimtare

Desk
By Desk March 8, 2020 12:29

Jakupi: Fitorja e BDI duhet të jetë vendimtare

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, të shtunën në mbrëmje në mënyrë solemne dhe në një atmosferë entuziaste edhe zyrtarisht filloi aktivitetet zgjedhore me hapjen e Shtabit Zgjedhor, njofton Flaka 

Kryetari i Shtabit Komunal, Nexhati Jakupi, mes tjerash nënvizoi rëndësinë e fitores së BDI në zgjedhjet e 12 Prillit, duke cituar deklaratën e liderit Ahmeti që vota për BDI sjell fitore, por fitorja e BDI këtë herë duhet të jetë vendimtare.

“Fitorja e BDI-së kësaj radhe është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë. Ky moment na bënë ende më vigjilent pasi BDI është dhe mbetet një pikë orientimi i të gjitha subjekteve politike në vend nga të gjitha provinciencat, pasi të gjitha këto parti programet  e tyre partiake i orientojnë nga BDI dhe synojnë që të garojnë me BDI, dhe ky është fenomen që neva na bën krenarë, pasi e konfirmon forcën politike, forcën e organizatës më të fuqishme politike të shqiptarëve në vend e cila u del karshi të gjitha sfidave të kohës”, tha Jakupi.

Jakupi: Fitorja e BDI duhet të jetë vendimtare

Jakupi: Fitorja e BDI duhet të jetë vendimtareLEXO: https://flaka.com.mk/jakupi-fitorja-e-bdi-duhet-te-jete-vendimtare/

Posted by FLAKA on Sunday, March 8, 2020

 

Desk
By Desk March 8, 2020 12:29