James drejt Napolit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 6, 2019 23:28

James drejt Napolit

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit kolumbian James Rodriguez, përcjellë të hënën gazeta italiane “Tuttosport”.

James 27-vjeçar, në fund të këtij edicioni do të largohet nga Bayerni për t’u kthyer te Real Madridi.

Ai ka qenë i huazuar dy edicionet e fundit te Bayerni, por bavarezët nuk kanë shfrytëzuar mundësinë e blerjes së kartonit të tij për 50 milionë euro.

James ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, por do të nxirret në shitje për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit.

Ai te Napoli shihet si përforcim i duhur dhe pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.

James këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 28 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat. Krahas Napolit, interesim për Jamesin ka treguar edhe Chelsea.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 6, 2019 23:28