Janë arrestuar dy shtetas serb të cilët transportonin 7 emigrantë nga Pakistani

Dy shtetas serbë janë arrestuar sot në mëngjes pasi në rrugën rajonale Negotinë – Demir Kapi, policia në një automjet “Daevu” me të cilin udhëtonin, ishin zbuluar shtatë emigrantë nga Pakistani.
Nga MPB njoftuan se në orën 5.35 dy nëpunës të policisë i kanë privuar nga liria I.S. (47) dhe A.L. (23), të dy nga Republika e Serbisë, sepse në një automjet “Daevu” me targa të Serbisë me të cilët udhëtonin, ndërsa e menaxhonte I.S. ishin gjetur shtatë emigrantë nga Pakistani.
“Në këtë kohë, nëpunës të policisë kishin dhënë shenjë për ndalim të veturës së tyre, por ata nuk ishin ndalur dhe kishin vazhduar me shpejtësi të madhe, por shumë shpejtë pastaj kishin dalë nga rruga. Gjatë kontrollit të veturës ishin gjetur shtatë emigrantë nga Pakistani, të cilët në aksident kishin marrë lëndime trupore. I.S. dhe A.L. ishin arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritët padi adekuate”, sqarohet në kumtesën e MPB-së.