Jane Fonda vesh një fustan të vjetër në Oscars

Jane Fonda vesh një fustan të vjetër në Oscars

Jane Fonda është një grua që e mban fjalën.

Ylli i “Grace & Frankie” kishte deklaruar në muajin nëntor se ajo do të hiqte dorë nga shoppingu (blerjet) dhe refuzon të blejë rroba të reja si kontribut në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Dhe, duket se kjo vlen edhe për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars që është ngjarja kryesore në botën e kinematografisë.

Në ceremoninë e të dielës, aktorja dhe aktivistja e ka ndarë çmimin për “Filmin më të mirë” – që shkoi për filmin “Parasite” – e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe dhe shumë shkëlqim nga Elie Saab.

Aktorja të njëjtin fustan e kishte veshur edhe në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2014.

Edhe pse fustani mund të jetë i njohur për fansat e Fonës, aktorja megjithatë dukej shumë më ndryshe – Jane Fonda kishte vënë një parukë me flokë të shkurtër ngjyrë hiri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Shkurt, 2020 22:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.