Janë grabitur disa sirianë në Kumanovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:50

Janë grabitur disa sirianë në Kumanovë

Pesë sirianë kanë raportuar në policinë e Kumanovës se janë grabitur në rrethinën e fshatit Çetirce, njoftoi sot policia.

Dje në orën 21:45 rastin e ka raportuar 21-vjeçari M.Z.A.G (21) nga Siria.

“Ka raportuar se rreth orës 18:00 në fshatin Çetirce të Kumanovës së bashku me katër persona të tjerë, po ashtu nga Siria, janë sulmuar fizikisht nga disa persona të cilët u kanë marrë para dhe sende të tjera”, njoftoi policia.

SPB Kumanovë ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:50