Janet Jackson prezanton ”Black Diamond”

Janet Jackson prezanton ”Black Diamond”

Dëgjoni këngën “Rhythm nation”, pasi Janet Jackson u rikthye.

Janet Jackson do të zhvillojë një turne këtë verë, në mbështetje të albumit të saj të ardhshëm “Black Diamond”, që pritet të dalë në treg nga fundi i vitit.

Së bashku me hitet e reja, këngëtarja, e cila vitin e kaluar hyri në sallën e famës “Rock and Roll Hall of Fame”, do të festojë gjithashtu 30-vjetorin e albumit të saj “Rhythm Nation 1814”, që u publikua në vitin 1989.

Turneu “Black Diamond” fillon më 24 qershor në Miami dhe do të bëjë ndalesa në Tampa, Nashville, Boston, Çikago, Dallas dhe Los Anxheles, duke përfunduar në Tacoma dhe Uashington, më 23 gusht./atsh/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Shkurt, 2020 23:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.