Janeva: Pritet Koçan të shkojë në burg, Jankullovska ka të drejtë ta ankimojë dënimin sepse ka fëmijë të vogël

Desk
By Desk April 6, 2019 22:07

Prokurorja speciale publike Katica Janeva pert shpejtë pas grilave të përfudndojë biznishmeni Sead Koçan, i cili u dënua me katër vjet e tetë muaj në rastin “Truest” me një vendim përfundimtar. Për ish-ministren Gordana Jankullovska, e cila gjithashtu është dënuar me katër vjet burg për rastin “Tanku”, ajo thotë se ajo do të mbetet e lirë për një kohë, sepse ajo duhet të kujdeset për fëmijën e saj, përcjell FLAKA.

“Mendoj se Sead Koçan mund të pritet që të shkojë për të shërbyer dënim me burg. Jankullovska ka të drejtë të shtyjë dënimin derisa fëmija të rritet. Ka edhe vendime të shkallës së parë për personat e tjerë, ato lëndë do të shkojnë në Apel. Ajo që po ndodhte në drejtim të procedurave ishte e parashikueshme për ne. Nuk ishte as e parashikueshme që gjykata të mos i miratonte kërkesat tona për paraburgim, prandaj lëndët tona erdhën në rradhë të dytë, sepse rastet e paraburgimit kanë përparësi. Përveç insistimit tonë, mbrojtja ka të drejtat e veta në gjykatë dhe kjo është normale”, thotë Janeva në një intervistë për “Nezavisen”. FLAKA

Desk
By Desk April 6, 2019 22:07