Janevski: Shpëtimi i turizmit sivjet, mysafirët vendorë

Desk
By Desk April 22, 2020 19:19

Janevski: Shpëtimi i turizmit sivjet, mysafirët vendorë

Sektori turistik është tërësisht i vdekur, jo vetëm te ne, por në gjithë Evropën. Nëse vitin e kaluar 51 për qind e numrit të përgjithshëm të turistëve në botë e kanë vizituar Evropën, ndërsa Franca ishte vendi i parë sipas vizitës së turistëve, atëherë mund të supozojmë se cili është efekti momental. Ai është zero. Nuk ekziston. Kufizimi i lëvizjes, udhëtimet mes vendeve nga zona e shengenit, mbyllja dhe izolimi kontribuoi që turizmi të jetë zero, shprehet në bisedën për MIA-n drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT).

Janevski paralajmëron se krahas masave tashmë të miratuara për mbështetje të sektorit turistik që ishte i pari në goditje të virusit korona, përgatiten edhe masa plotësuese për zbutjen e situatës. Trupi koordinues është në komunikim të vazhdueshëm onlajn, jo vetëm në mënyrë interne, por edhe me kompetentët në Qeveri.

Shpëtimin e sektorit, Janevski sivjet e shikon në mysafirët vendorë.

Ai, siç thekson, krahas masave zyrtare që janë duke u shqyrtuar, mendon që para bashkëpunëtorëve të parashtrojë edhe propozime të tij, personale për tejkalimin e situatës. Disa prej tyre janë: hotelierëve në mënyrë të pakthyeshme t’u kthehet taksa turistike që e kanë paguar vitin e kaluar, operatorëve turistik dhe agjencive turistike t’u kthehet përqindja nga derdhja revizore që e kanë realizuar përmes aranzhimeve të realizuara, ndërsa transportuesve, krahas lehtësimeve tatimore, t’u lehtësohet edhe regjistrimi i automjeteve, si dhe t’u subvencionohet një pjesë e karburantit të harxhuar në bazë të metodologjisë së përcaktuar paraprakisht.

– Fatkeqësisht, kriza e koronës i tregoi dhëmbët e saj ndonëse në janar menduam se është larg nesh. I pari është prekur sektori turistik. Reaguam shpejtë. Në fund nga shkurti formuam Trup koordinues në të cilin marrin pjesë të gjitha odat, shoqatat, ministritë e transportit dhe ekonomisë dhe Inspektorati i tregut. Jemi duke punuar në mënyrë aktive deri sot në propozimin e masave për tejkalimin e efektit negativ ndaj restoranteve, hotelierëve dhe transportuesve. Masat e para nga Qeveria ishin pikërisht për sektorin turistik. Janë miratuar dekrete kyçe me të cilat u përcaktuan shumat për kompanitë autogoing me sistem vauçer, përkufizohet ndihmë për pagë prej 14.500 denarëve, u vendosën lehtësime tatimore. Por, Trupi koordinues nuk ndalet me kaq. Është duke përgatitur masa plotësuese për zbutjen e gjendjes, thekson drejtori.

Sipas tij, duke marrë parasysh izolimin dhe distancën sociale, vitin 2020 do ta shënojnë turistë vendorë.

– Këtë e mbështes me faktin se vitin e kaluar 40 për qind e turistëve në vend kanë qenë vendorë dhe kanë realizuar më shumë se 50 për qind të numrit të përgjithshëm të bujtjeve ose 1,6 milionë. Me këtë rast, qëndrimi mesatar i tyre ka qenë katër ditë, është decid Janevski.

Pikërisht tani, shprehet ai, edhe në vitet që vijojnë, kemi mundësinë që t’i zhvillojmë turizmin rural dhe atë ekologjik, të krijojmë qëndrueshmëri të vendit si destinacion turistik. Strategjia e Agjencisë është angazhim maksimal të kapaciteteve vendore.

– Të gjithë u munduam që të sillemi ndaj shteti si nënë, ta vizitojmë në vitin 2020, të realizojmë bujtje dhe t’u ndihmojmë sektorit turistik dhe Buxhetit me lajmërimin e taksave turistike dhe me gjithçka që nevojitet. Strategjia e Agjencisë është angazhim maksimal i kapaciteteve vendore, atraksione dhe destinacione për bukuritë e të cilave ndoshta i kemi harruar duke u munduar të shkojmë jashtë. Kjo do të thoshte t’i ndihmojmë sektorit turistik, t’u ndihmojmë hotelierëve, restoranteve dhe transportuesve. Me familjet tona të verojmë në vend. S’ka me vendin tënd, porosit drejtori i APMT-së.

Lidhur me pikëpamjet e tij për mbështetjen e turizmit, konsideron se do të kontribuojnë për fillimin më të lehtë dhe përshtatjen drejt standardeve të reja me të cilat ky sektor tek tani do të duhet të përshtatet. Udhëtimet, bën të ditur ai, sivjet do të jenë më të shkurtra, në destinacione të famshme dhe me grupe më të vogla të turistëve.

– Nisem nga fakti vijues – sa kemi dhënë, aq duhet të na kthehet. Njëri prej propozimeve për ndihmë hotelierëve është që shteti t’ua kthejë taksën turistike që e kanë paguar vitin e kaluar. Të gjitha kapacitetet e kategorizuara të akomodimit që në vitin 2019 e kanë paguar taksën turistike, t’u kthehet sërish si ndihmë të pakthyeshme. Fondi për turizëm t’u ndihmojë operatorëve turistik dhe agjencive turistike që kanë sjellë mysafirë në shtet dhe derdhje devizore, të marrin mbrapa një përqindje të caktuar nga kjo derdhje e mjeteve. Në këtë mënyrë secili do të marrë sipas asaj sa tatim ka paguar. Në mënyrë plotësuese, transportuesve, krahas lehtësimeve tatimore, t’u lehtësohet edhe regjistrimi i automjeteve dhe të subvencionohet një pjesë e karburantit të shpenzuar në bazë të metodologjisë së përcaktuar paraprakisht, sqaron drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, duke shtuar se këto masa do t’i shpalosë para anëtarëve të Trupit koordinues.

Desk
By Desk April 22, 2020 19:19