Jang bashkohet me Los Anxhelos Lejkersin?

Jang bashkohet me Los Anxhelos Lejkersin?

Ylli i Atlanta Houksit, Tre Jang, mund t’i bashkohet skuadrës së Los Anxhelos Lejkersit, për të formuar treshen e madhe me Enthoni Dejvis e LeBron Xhejmsin. Zërat janë shtuar shumë pas marrëveshjes së fundit të Jangut me ‘Klutch Sports’.

Në kontratën e re të Jangut me këtë kompani, basketbollisti amerikan mund të kalojë te Lejkers, vetëm nëntë muaj më vonë. Mirëpo mediat amerikana raportojnë se Tre Jang është në ndjekje të një titulli të kampionit në NBA dhe se është hapur mundësia e bisedimeve me skuadrën nga Los Anxhelosi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 20:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.