Janushev: Nuk është zgjidhje nëse pranojmë gjithçka që na ofrojnë të tjerët

Desk
By Desk 3 Dhjetor, 2020 21:18

Janushev: Nuk është zgjidhje nëse pranojmë gjithçka që na ofrojnë të tjerët

Janushev, nga ana e tij, theksoi se protestat e VMRO-DPMNE-së do të vazhdojnë, sepse “nuk do të lejojnë shitjen e shtetit”, duke shtuar se nuk është zgjidhje nëse pranojmë gjithçka që na ofrojnë të tjerët.

“Sipas gjitha gjasave nuk është vetëm Bullgaria pengesa për atë datë të famshme. Kemi marrëveshje me Bullgarinë të cilën edhe ata e kanë pranuar. E panë bullgarët se kanë njeri të përgatitur për gjithçka dhe thjeshtë atë politikë që e bëjnë Zaevi dhe LSDM-ja, kontribuuan për atë që secili të bëjë çka të dojë me shtetin tonë”, tha Janushevi.

Ai e akuzoi pushtetin se në mënyrë jotransparente e udhëheq procesin e bisedimeve me Bullgarinë.

“Bisedimet po udhëhiqen në mënyrë të fshehtë dhe përveç fjalëve boshe nuk thuhet asgjë. Cila është ajo frymë e fqinjësisë së mirë kur ata mohojnë gjithçka që është maqedonase? A e kuptoni se ajo duhet të jetë e dyanshme? Për çdo ditë na asgjësojnë, na shumëzojnë me zero, ndërsa ne rrimë, qeshemi dhe themi do të bëjmë gjithçka që duhet. Kur ta shohim edhe nga ana tjetër se ka qëllim për frymë të mirë fqinjësore, atëherë mund të bisedojmë. Në ndërkohë nuk kemi se pse durojmë që dikush të na sulmojë. Për ato punë nuk ka se për çka të flitet. Zgjidhjet të cilat ju i ofroni nuk janë të pranueshme për qytetarët”, tha Janushevi.

Në lidhje me komisionin e përzier për çështje historike konsideron se historia duhet t’u lihet historianëve.

“Historia nuk duhet të jetë diç mbi të cilën do ta ndërtojmë të ardhmen. Duhet të vazhdojnë bisedimet, por pa kushtëzime që të marrim diçka. Problemet bilaterale të shteteve të BE-së asnjëherë nuk ishin mjet i kushtëzimeve të këtilla dhe këtë BE-ja nuk do ta tolerojë. Nacionalizmi e nxit nacionalizmin”, tha Janushev.

Desk
By Desk 3 Dhjetor, 2020 21:18