Japin dorëheqje dy anëtarë të Këshillit Gjyqësorë në Maqedoni

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 19:36

Japin dorëheqje dy anëtarë të Këshillit Gjyqësorë në Maqedoni

Dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhanë dorëheqje nga postet e tyre. Bëhet fjalë për Zoran Gerasimovskin, i cili është gjyqtar i Apelit dhe Mirjana Radevska-Stefkova, gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

Dorëheqjet janë depozituar sot në arkivin e Këshillit Gjyqësor dhe për momentin nuk dihen arsyet.

Këshilli Gjyqësor u kritikua, si nga opinioni vendas, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kopp, ka njoftuar së fundmi se Holanda ka pezulluar një projekt që lidhet me Këshillin Gjyqësor, i cili, siç tha ai, është kthyer në një organ jolegjitim. I pyetur për gjendjen e sistemit të drejtësisë, ambasadori holandez tha se është një çështje qendrore, të cilën Holanda e ndjek me vëmendje.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 19:36

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare