Javën e ardhshme do të arrijnë teste të shpejta, çmimi 1000 den

Desk
By Desk October 30, 2020 09:09

Javën e ardhshme do të arrijnë teste të shpejta, çmimi 1000 den

Qendra Shëndetësore Shkup është organizata e parë shëndetësore që do të fillojë me përpunimin e testeve të shpejta. Këto janë teste cilësore nga kompania Abbott që japin 99.6 për qind saktësi të rezultatit, kumtoi sonte dr. Viktor Isijanovski, drejtor i Qendrës Shëndetësore Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Sipas tij, duke filluar nga java tjetër, nga e hëna, qytetarët do të mund të caktojnë termin dhe të bëjnë teste të shpejta përmes numrit të dhënë të telefonit në media.

“Si teste, procedura zgjat 15 deri në 20 minuta dhe do të zgjasë rreth gjysmë ore në fillim, por pasi ekipet do të adaptohen, atë periudhë kohore do të përpiqemi ta zvogëlojmë në 20 minuta”, tha dr. Isijanovski në Tema e ditës në Sitel.

Lidhur me procedurën për shtupat me këto teste, ai shpjegoi se shtupa merret në mënyrë nazofaringeale, pastaj vendoset në një epruvetë në të cilin ka lëng, duhen 15 deri në 20 minuta, hidhet në një pllakë, ku rezultati merret menjëherë.

Desk
By Desk October 30, 2020 09:09