Jay Z dhe Beyonce mbledhin yjet në festën e organizuar pas ‘Oscar-it’

Jay Z dhe Beyonce mbledhin yjet në festën e organizuar pas ‘Oscar-it’

Jay Z dhe Beyonce pas çmimeve ‘Oscar’ kanë organizuar një aheng.

Çifti organizoi ahengun e tretë me radhë pas ndarjes së çmimeve të akademisë vjetore, që përfshinë në listën e tyre yjet si Kanye West, Kim Kardashian, Sean “Diddy” Combs, Solange, Travis Scott, Kylie Jenner dhe Rihannan, e cila mahniti me një fustan i zi të Alexandre Vauthierit.

Lista ekskluzive e të ftuarve përfshiu gjithashtu Michael B. Jordanin, Natalie Portmanin, Charlize Theronin, Jessica Alban, French Montanan, Gabrielle Unionin, Dwayne Waden, Spike Leen, Odell Beckham Jr dhe familjen Kardashian-Jenner përfshirë Kris Jennerin, Khloén, Kourtney Kardashianin.

Telefonat celularë u ndaluan, por disa pamjet nga atje arritën të shfaqeshin në mediat sociale.

“Tema e festës ishte një përfaqësim i Houstonit dhe Brooklynit, nga janë Jay dhe Beyoncé ”, tha një burim për ‘E News.

“Nuk ishte jashtëzakonisht ekstravagante dhe dukej sikur ata donin që të gjithë të ndjeheshin rehat”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Shkurt, 2020 23:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.