Jessica Simpson: Nuk e doja vetën, sot e dua

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:29

Jessica Simpson: Nuk e doja vetën, sot e dua

Jessica Simpson ndau një fotografi që ‘tronditi’ fansat, e realizuar katër vjet më parë teksa ishte e varur nga alkooli.

Aktorja e “Dukes Of Hazzard”, 41-vjeç, zbuloi në librin e saj të kujtimeve se ajo ishte esëll në vitin 2017 dhe postoi në Instagram të hënën për të ndarë një fotografi të saj ndërsa akoma ishte në mes të varësisë.

Bukuroshja bionde thuajse nuk njihet pasi duket më e plotë dhe një shikim konfuz teksa ka veshur një kostum ngjyrë rozë dhe qëndron e ulur në një dhomë të errët.

Foto: Jessica Simpson/Instagram

“Ky person në mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2017 është një version i panjohur i vetes sime”, tha aktorja që ka tre fëmijë me bashkëshortin, Eric Johnson.

“Kisha kaq shumë zbulime të vetvetes për të zhbllokuar dhe eksploruar. E dija që pikërisht në këtë moment do t’ia lejoja vetes të rimarrë dritën time, të tregoja fitoren mbi betejën time të brendshme të respektit ndaj vetvetes dhe të triumfoja në këtë botë me qartësi”, tha Simpson, shkruan DailyMail.

Ajo tha për ta bërë këtë duhej të ndalonte pirjen e alkoolit sepse kjo e mbante mendjen dhe zemrën e saj të qarkullonin në të njëjtin drejtim.

“Të thyeja ciklet për të shikuar para, dhe duke mos shikuar kurrë mbrapa me keqardhje dhe pendim për çdo zgjedhje që kam bërë dhe do të bëja për pjesën tjetër të kohës sime brenda kësaj bote të bukur”, tha ajo.

Dizajnerja e veshjeve tha se nuk mund ta besojë se kanë kaluar katër vjet që kur ajo ka qëndruar larg alkoolit.

“Ndihet si ndoshta si 2. Mendoj se kjo është një gjë e mirë”, u shpreh Simpson.

Ajo tha gjithashtu se ka kaq shumë stigmë rreth fjalës alkoolizëm ose etiketës së një alkoolisti.

“Puna e vërtetë që duhej bërë në jetën time ishte të pranoja dështimin, dhimbjen, thyerjen dhe vetësabotimin”, tha këngëtarja e “Public Affair”.

Foto: Jessica Simpson/Instagram

“Pija nuk ishte problemi. Nuk e doja veten. Unë nuk e respektoja fuqinë time. Sot po”, vazhdoi ajo.

“Po vrisja veten me të gjitha pijet dhe barnat. Të hiqja dorë nga alkooli ishte e lehtë. Isha inatosur me atë shishe. Si më lejoi të qëndroja e vetëkënaqur dhe e mpirë”, ishte shprehur Jessica në librin e saj me kujtime “Open Book”. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.