Jetesë apo mbijetesë?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:06

Jetesë apo mbijetesë?

Paga minimale është rritur që nga marsi. Harmonizimi është sipas ligjit dhe sipas metodologjisë së re, nga 20.175 denarë, paga minimale do të rritet në 22.500 denarë, përcjell FLAKA.

E ndërsa pakënaqësitë e punëtorëve po shtohen dita-ditës, llogaritë e zyrtarëve ende po shëndoshen. Qytetarët e revoltuar në rrugë, më zëshëm se kurrë, thonë të zhgënjyer, sado që të rritet rroga, nuk mjafton për një jetesë normale, sepse, në kohë inflacioni të lartë, paraja humbet vlerën e saj.

Fakti është se kjo rritje e pagës minimale as për së largu nuk mund të krahasohet me rritjen fillestare të pagave të zyrtarëve për 78 për qind plus 400 eurot e reja nga Viti i Ri, dhe lëmosha për qytetarët prej 2 mijë denarë nuk mund t’i mbulojë shpenzimet elementare e të jetuarit, konfirmon Kristina Ampeva, nga OJQ “Gllasen Tekstilec”.

Harmonizimi i pagës minimale nuk do t’i shkaktojë goditje ekonomisë, as shkarkime të reja të punëtorëve, thotë Angell Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.

Ndryshe, sipas Eurostatit, shuma e pagës minimale që marrin disa të punësuar në Maqedoni është më e ulëta së bashku me atë që marrin qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, dhe nëse krahasojmë me vendet fqinje, do të vërehet se me rritje nga marsi do të jemi në një shumë pothuajse identike me minimumin që paguhet në Shqipëri, pra 350 euro. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:06

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare