Jo gjithkush mund të udhëtojë drejt Zvicrës! Ambasada jep sqarime

Desk
By Desk October 30, 2020 15:18

Jo gjithkush mund të udhëtojë drejt Zvicrës! Ambasada jep sqarime

Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantinës. Kjo nënkupton se nuk vlen më masa e karantinës për qytetarët që shkojnë ose kthehen në Zvicër, por kjo nuk do me thënë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës, sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceran ose raste të domosdoshme.

“Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi, përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera) ose kur personi që udhëton mund të dëshmojë se bëhet fjalë për domosdoshmëri të madhe që po ashtu është specifikuar në faqen e internetit. Vendimi se a bëhet fjalë për rast të tillë është në kompetenca të autoriteteve zvicerane”, thanë për TV21 nga Ambasada e Zvicrës në Shkup.

Desk
By Desk October 30, 2020 15:18