Jo vetëm maturantët, por edhe filloristët e vizitojnë Universitetin e Tetovës

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 16:59

Nxënësit e shkollës periferike “Drita” të fshatit Kopanicë, që funksionon në kuadër të shkollës qendrore “Drita” të Komunës së Sarajit, sot e vizituan Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit në ambientet e Universitetit tonë, filloristët e fshatit Kopanicë u takuan me Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me të cilin realizuan edhe disa fotografi. Ata, bashkë me arsimtaret, shprehën admirimin e tyre për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Universitetit të Tetovës. Kampusi i Universitetit tonë, si qendër e dëshmuar e veprimtarisë arsimore –shkencore, për qyetatrët e vendit tonë e në veçanti për vizitorët nga jashtë, tanimë është bërë pjesë e rëndësishme e agjendës së tyre, si institucioni kryesor që duhet vizituar gjatë tërë vitit. Flaka

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 16:59