Jordania në finale të Kupës së Azisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 22:09

Jordania në finale të Kupës së Azisë

Jordania është kombëtarja e parë e cila e ka siguruar biletën drejt finales së Kupës së Azisë.

Kombëtarja e Jordanisë e ka eliminuar nga Kupa e Azisë atë të Koresë së Jugut, duke e mposhtur me rezultat solid 2:0.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan, Jordania eliminoi Korenë e Jugut falë golave nga Yazan Al Naimat (minuta e 53’) dhe Mousa Al Tamari (minuta e 66’).

Korenë e Jugut nuk arriti ta shpëtojë nga eliminimi ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son, i cili luajti tërë ndeshjen.

Me këtë fitore, Jordania siguron finalen e Kupës së Azisë, ku atje e pret fituesin e përballjes mes Iranit dhe Katarit.

Rezultati final, 2:0 në favor të Jordanisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 22:09

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare