Josep Borrell: Makina propagandistike e Putinit është shumë e fuqishme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:57

Josep Borrell: Makina propagandistike e Putinit është shumë e fuqishme

Makina e propagandës së Putinit është shumë e fuqishme, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në përgjigje të pyetjeve të eurodeputetëve në Strasburg.

Në të njëjtën kohë, ai foli për përmasat e dezinformatave nga ana e Moskës, e cila sipas Borrell kornizon instrumentalizimin e pasigurisë ushqimore.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së nënvizoi se “meqë themi se dimri i ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për sa i përket disponueshmërisë së gazit natyror, duhet të mendojmë edhe për disponueshmërinë e ushqimit”.

Lidhur me Turqinë dhe mosangazhimin e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, Josep Borrell deklaroi:

 “Ne do të preferonim që Turqia të ishte në linjë me BE-në në vendosjen e masave kufizuese kundër Rusisë, por më lejoni t’i qëndroj statistikave. Ka një rritje të eksporteve turke në Rusi, por jo rritje nga BE-ja në Turqi”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:57

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare