Jovanoviç: Ulen pagat prej 400 euro, dhe nuk preken pagat e mbi 250 personave me mbi 10,000 euro

Jovanoviç: Ulen pagat prej 400 euro, dhe nuk preken pagat e mbi 250 personave me mbi 10,000 euro

Rreth 100,000 familje do të preken nga masa e uljes së pagave në administratë, e cila do të bëjë që klasa e mesme të preket nga varfëria, tha ish këshilltari i Ministrisë së Financave Branimir Jovanoviç në “Top tema” në Tv Telma, përcjell FLAKA.

“Ju nuk mund të flisni për solidaritet, domethënë, në emër të solidaritetit ju të ulni pagat për ata që marrin pagë 400 euro, dhe mos i prekni ata që marrin rroga prej disa dhjetëra mijëra euro. Paga më e lartë në vend është 250,000 euro në muaj dhe se paga tani mbetet e pandryshuar. Ka mbi 250 njerëz në këtë vend që paguhen mbi 10,000 euro në muaj të cilët gjithashtu mbeten të paprekur. Ju keni rreth 200 kompani në vend që kanë fitime mbi një milion euro dhe nuk bëni asgjë në lidhje me to, madje disa përfitojnë nga kriza, dhe ju merrni para nga punëtorët”, tha Jovanoviç.

Sipas tij, një nga postulatet themelore për trajtimin e çdo krize është stimulimi i konsumit. Me uljen e pagave të administratës, thotë ai, kriza ekonomike do thellohet artificialisht. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Mars, 2020 21:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.