Vendimi i Zaevit është joracional dhe Maqedonia me këtë nuk fiton asgjë. Kështu vlerëson gazetarja Sllobodanka Jovanovska në emisionin e sotëm “200“në Alsat. Sipas saj, një nga opsionet do ishte që Zaev ta dorëzojë dorëheqjen, por përsëri të fitojë mandatin të qëndrojë në pozitë.
“Është fakt se ai shumë shpesh jep dorëheqje. Deri tani disa herë ka dhënë dorëheqje. Por mendoj se vendimi i tij është joracional dhe mendoj se Maqedonia nuk fiton asgjë nëse zaev tërhiqet në këtë moment. Ai mandatin e fitoi para pak kohësh…mendoj se një nga opsionet do ishte që Zaev të japë dorëheqje, por përsëri ta fitojë mandatin dhe të mbetet në pozitë”, thotë Jovanovska.