Joveski: Në këtë moment nuk ka baza ligjore për gjykim online

Desk
By Desk October 27, 2020 20:25

Joveski: Në këtë moment nuk ka baza ligjore për gjykim online

Në këtë moment nuk ka baza ligjore për gjykim onlajn, mendon kështu prokurori publik Lubomir Joveski. Në intervistën për TV 24, Joveski theksoi se paraprakisht në Gjykatës Themelore Kavadar, prokuroria tregoi se mund të marrë pjesë në onlajn gjykime, por në këtë rast bëhej fjalë për një numër të vogël të të akuzuarve dhe për vepra të lehta penale, ku kishte harmonizim edhe nga i akuzuari.

“Për këto vepra profile penale legjislacioni aktual nuk siguron baza që të gjykohen në atë mënyrë. Për shkak të kësaj është i nevojshëm ndryshim i legjislacionit të procesit, gjegjësisht potencoj se ky ligj sillet me shumicë prej dy të tretave në Kuvend. Ka grup ligjor i cili punon në Ligjin e ri për vepra penale, nuk e di nëse këto momente të reja do t’i fusë në zgjidhjen ligjore. Nuk jam i sigurt se mund disa çështje të rregullohen me akte nënligjore sepse procedura penale duhet t’i shmangë të drejtat e të akuzuarit”, deklaroi prokurori publik Joveski.

Si dilemë e realizimit të onlajn gjykimeve, ai i shtroi pyetjet si do ta mbante rendin në sallën gjyqësore kryetari i Këshillit penal si i akuzuari do të përfshihej në gjykim onlajn në një periudhë të caktuar.

“Ka shumë çështje të hapura që në këtë moment as nuk janë tejkaluar, as me zbatimin e zgjidhjeve aktuale mund të zgjidhen. Si do të sigurohemi se në hapësirën ku është dëshmitari nuk ka edhe persona të tjerë të cilët mund t’i sugjerojnë për disa çështje”, theksoi Joveski.

Çështja për gjykimet onlajn në shtet u aktualizua prej kur disa të akuzuar në procedurat gjyqësore të hapura nga ish-PSP-ja, ishin pozitivë në Kovid-19 dhe për këto arsye erdhi deri në shtyrjen e seancave. Periudhën e fundit përveç ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili tha se duhet të ketë onlajn gjykim, qëndrim të vet kishte edhe njeriu i parë i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev, i cili theksoi se ka diskutuar për mbajtjen e onlajn gjykimit.

Desk
By Desk October 27, 2020 20:25