Joveski vlerëson se ka progres në luftën kundër korrupsionit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Janar, 2022 14:00

Joveski vlerëson se ka progres në luftën kundër korrupsionit

Kërcimi i Maqedonisë së Veriut për një vit për 24 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparensi Interneshënëll tregon se ka progres në luftën kundër korrupsionit, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në këto raporte shënohen edhe veprime ose aktivitete të caktuara të cilat duhet t’i ndërmarrë shteti dhe veçanërisht kur flasim për kompetencën e Prokurorisë Publike, vlerëson prokurori publik Lubomir Joveski.

“Të dhënat për kërcimin prej 24 vendesh sa i përket Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nuk janë të papërfillshme. Më lejoni të shtoj vetëm se raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së vë në dukje luftën në rritje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ky është edhe konkluzioni i raportit të Bashkimit Evropian. Nëse i marrim parasysh këto të dhëna, këto vlerësime në këto raporte, do të shihet se ka progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në këto raporte janë vërejtur edhe disa veprime apo aktivitete që duhet t’i ndërmarrë shteti e sidomos kur flasim për kompetencën e Prokurorisë Publike”, thotë Joveski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.Ai tha se disa herë ka theksuar se për dallim të periudhës së kaluar tani në Prokurorinë Publike ka lëndë të hapura për funksionarë të pushtetit aktual.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Janar, 2022 14:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.