Jovev: Nëse ministri i shëndetësisë nuk e ndryshon vendimin, do ta padis

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 22:18

Jovev: Nëse ministri i shëndetësisë nuk e ndryshon vendimin, do ta padis

Pas disa ditësh reagime për shkarkimin e drejtorit të Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot në një konferencë për media i ka ofruar kardiokirurgut që të bëhet këshilltar i tij, por edhe se në këtë mënyrë do të jetë në gjendje t’i përkushtohet më shumë pacientëve, përcjell FLAKA.

Me këtë ai ka bërë të qartë se për momentin nuk ka ndërmend të ndryshojë vendimin për shkarkimin e profesor Jovevit.

“Focus” ka kontaktuar me kardiokirurgun, të cilin e ka pyetur nëse ka dëgjuar për ofertën e ministrit aktual për të qenë këshilltar i tij.

“Këtë e kam dëgjuar nga mediat. Vendi im është vetëm si drejtor i Kardiokirurgjisë”, tha doktor Jovev.

Mirëpo, në pyetjen nëse ka ndërmend ta padisë ministrin nëse nuk e ndryshon vendimin, kardiokirurgu i shkarkuar ka theksuar:

“Nëse ai nuk e ndryshon, do ta padis”, decid Jovev.

Pyetje gazetareske lidhur me këtë temë ka marrë edhe kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, i cili me vendosmëri është përgjigjur se nuk ka ndërmend të ndërhyjë.

“Unë kam qenë i ftuar në një event në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe jam ftuar sepse jam përfshirë drejtpërdrejt në sigurimin e mjeteve financiare, si zëvendësministër i Financave, për të bërë atë sallë hibride. Më vjen shumë mirë që jam ftuar, nuk bëj protokollin por ndjek eventet sipas protokollit.

Aty takova një numër profesionistësh dhe mjekësh të lartë dhe mjekun që drejton atë sallë hibride. Bëhet fjalë për një mjek të ri. Besoj se ajo klinikë dhe kardiokirurgjia kanë një të ardhme të madhe dhe këtë e konstatova nga entuziazmi i atyre mjekëve të rinj”, tha Kovaçevski.

Ai ka theksuar se ministri i Shëndetësisë është ai që emëron dhe shkarkon drejtorët e institucioneve shëndetësore. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 22:18

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare