Jovevski, Ruskoska në procedurë disciplinore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:00

Jovevski, Ruskoska në procedurë disciplinore

Kryeprokurori Lubomir Jovevski ka njoftuar se Komisoni diciplinorë, ka sjellur vendim për inicimin e procedurës diciplinore ndaj prokures,tani më të suspenduar, për Krim të Organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska dhe dy prokuroreve të tjera Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska. Joveski thotë se për procedurën disciplinore duhet të sigurohen dëshmi dhe për to të deklarohen prokurorët e përfshirë me procedurën.

“Komisioni për përgjegjësi disiplinore e shqyrtoi propozimin për inicim të procedurës disiplinore dhe sa jam i informuar rreth atij propozimi solli vendim për inicim të procedurës disiplinore. Më tutje e dini, në vetë procedurën duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe duhet të deklarohen prokurorët publik për të cilët zhvillohet kjo procedure”, u shpreh kryeprokurori Lubomir Jovevski.

Këshilli i Prokurorëve, konkurs për shef të ri të PNKOK

Njëherit Këshilli i Prokurorëve Publik javën e ardhëshme do të hapë konkurs për kryetar të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit,përshkak të mbarimit të mandatit të shefes së deritanishme, tani më e suspenduar Vilma Ruskovska, që i përfundon në nëntor të këtij viti. Procedura diciplinore apo padia penale nuk e ndalon Ruskoskën të konkurojë për shefe të PNOKOK.

“Në kushtet qendron se duhet të ketë 6 vite pa ndërprerë marëdhënie punë si prukurorë dhe 3 vitet e fundit të jetë vlersuar me notë pozitive.Procesuimi i procedurës discipilore apo procedurës penale nuk nënkupton se ata nuk mund të konkurojnë ,ajo procedurë është e pambaruar,për secilin prkurorë mund të dorëzohet padi dhe kjo nuk nënkupton se është i eliminuar nga procedura për të konkuruar”, theksoi kryetari i Këshillit të prokurorëve Antonio Jolevski.

Sipas ligjit të ri të vitit 2020, kreu i ri i PThP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të zgjidhet për herë të parë me votën e të gjithë prokurorëve në vend. Ky votim është caktuar për më 31 tetor.Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të duhet të formojë Komisionin për zbatimin e votimit.

Pas ditës së votimit, Këshilli ka afat prej shtatë ditësh të emërojë kandidatin që ka fituar më shumë vota për kreun e ri e PThP-së për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.Aktualisht, si shefi i përkohshme derisa zgjat pezullimi, në fund të gushtut u emërua prokurori Trajçe Pelivanov.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:00