Ju prefroojmë: Spageti me agrume

Ju prefroojmë: Spageti me agrume

Përbërësit:

380 gr spageti
200 ml pana kuzhine
1 portokall
1 limon
Majdanoz
Kripë

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë spagetit në një tenxhere me ujë me kripë.

Në një tigan, pasi kemi larë mirë portokallin dhe limonin dhe i grijmë lëkurën. I shtojmë kripën dhe më pas lëngun e agrumeve dhe e lëmë për disa momente të avullojë.

Shtojmë panën e kuzhinës dhe e përziejmë mirë. Kur spagetit të jenë gati, i bashkojmë me salcën. Në momentin që i shpërbejmë i hedhim dhe majdanozin e freskët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 28, 2016 15:57

REKLAMA

PARTNER