Jurgen Klop, vendos rekord tjetër në Liverpull

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:56

Jurgen Klop, vendos rekord tjetër në Liverpull

Strategu gjerman, Jyrgen Klop, trajneri i ish-kampionëve të Anglisë dhe Evropës, skuadrës së Liverpulit, u bë vetëm trajneri i pestë në historinë e gjigantit anglez, që arriti të shënojë 200 fitore, pas triumfit ndaj Atletiko Madridit (2-0) në Ligën e Kampionëve.

Klop-it iu deshën vetëm 334 ndeshje që kur ishte në krye të “Të Kuqve” për të arritur në 200 fitore, ndërsa skuadra aktuale e Liverpulit me një seri prej 25 ndeshjesh pa humbje në të gjitha kompeticionet, barazoi rekordin e vjetër në historinë e klubit për serinë më të gjatë.

Përpara Klopit, me mbi 200 fitore si trajner të Liverpulit janë Keni Dalglish (222), Bob Paisli (307), Tom Uatson (329) dhe Bill Shankli (407).

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:56
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.