Justin Bieber dhe Hailey kalojnë kohën e lirë duke lundruar në liqen

Justin Bieber dhe Hailey kalojnë kohën e lirë duke lundruar në liqen

Sikurse shumica e popullsisë edhe çifti i famshëm hollivudian po e praktikon të njëjtën gjë.

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Haily Baldwin Bieber, kësaj radhe izolimin e tyre e kanë kaluar në një liqen duke luajtur shah, shkruan Daily Mail.

Gjatë kësaj kohe të distancimit shoqëror dhe të izolimit të vetvetes, Justin dhe Hailey po e shfrytëzojnë kohën për të qenë romantikë dhe për të vlerësuar natyrën.

Këngëtari kanadez postoi një fotografi magjepsëse të dyshes së bashku me një video të shkurtër të tyre duke shijuar natyrën.

Në fotografi Hailey ka të veshur një xhaketë ngjyrë neoni dhe pantallona me shumë ngjyra, teksa mbante një qenush në kraharorin e saj.

Për të treguar se si po e kalojnë pjesën tjetër të ditës, 26-vjeçari ngarkoi disa imazhe të tjera teksa ata luanin shah.

 
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Prill, 2020 22:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.