Juve mund lehtësisht Cagliarin, bomberi Kean është i pandalshëm

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 23:02

Juventus vijon të tregohet e pamëshirshme ndaj çdo kundërshtari në Seria A. Bardhezinjtë kanë fituar me lehtësi 2-0 në transfertën ndaj Cagliarit, edhe pse luanin pa Ronaldon, Dybala-n, Douglas Costën dhe disa të tjerë.

Bardhezinjtë dominuan nga minuta e parë deri në të fundit. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bonucci me kokë pas zhvillimeve të një goditje nga këndi. Mbrojtësi i torinezëve kërceu më lart se të tjerët duke e dërguar sferën në rrjetë.

“Zonja e Vjetër” vijoi të krijonte shumë shanse shënimi me Kean, i cili shpërdoroi dy shanse shënimi përballë Cragnos. 5 minuta nga fudni i kohës së rregull, Bentacur jep një asist fantastik për 19-vjeçarin e Juventusit, i cili këtë herë e kishte të thjeshtë për të mposhtur gardianin e Cagliarit.  Me këtë fitore Juventus mbetet në krye të renditjes me 81 pikë, 18 më shumë se Napoli i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 23:02