Juventus-Allegri, divorc në fund të sezonit, ja trajneri i ri

Redaksia
By Redaksia 17 Prill, 2019 21:04

Juventus-Allegri, divorc në fund të sezonit, ja trajneri i ri

Andrea Angeli deklaroi menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga Ajaxi se projekti bardhezi do të vijojë me Massimiliano Allegrin në stol.

Vetë trajneri u shpreh i sigurt se do të vijonte detyrën e tij në krye të stolit të Juventusit. Por një ditë më pas gjërat duken se kanë ndryshuar.

Të paktën kështu raporton “Sky Sports”, me televizionin britanik që këmbëngul se Juventusi është gati të rikthejë ish-trajnerin Antonio Conte.

Sipas “Sky Sports”, pavarësisht deklaratave të pas ndeshjes, ende asgjë nuk është vendosur për të ardhmen dypalëshe dhe ekziston një mundësi e madhe që në verë Angeli dhe Allegri të vendosin për divorcin përfundimtar, transmeton BW.

Në një rast të tillë, Antonio Conte është i preferuari i presidentit juventin, pasi me të nisi historia e suksesit të viteve të fundit dhe sepse e njeh mjaft mirë ambientin.

Redaksia
By Redaksia 17 Prill, 2019 21:04