Juventus, as Ronaldo dhe as Messi nuk e duan Dybala-n
Cristiano Ronaldo nuk ndihet aspak mirë me Paulo Dybala-n.
Kjo është bërë e ditur media spanjolle “Don Balon”, duke shtuar se portugezi do të donte të kishte në krah të tij Mario Manduzkic dhe Philippe Coutinho-n.
Juventus mund të kërkojë t’i ofrojë katalanasve një këmbim kokë më kokë me Dybala-n për të marrë brazilianin, por nuk do të ishte një operacion i lehtë për t’u realizuar.
Gjithmonë sipas “Don Balon”, Paulo nuk ka një marrëdhënie të mirë as me Leo Messi-n, gjë që është vënë re shumë mirë në ndeshjet e kombëtares “Albicelste”.