Juventus fiton derbin ndaj Interit

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 23:10

Juventus fiton derbin ndaj  Interit

Bardhezinjtë triumfuan ndaj Interit 2:0, në stadiumin e boshatisur për shkak të mospranisë së tifozëve – gjë që e zbehu sado pak vlerën e këtij derbi.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën vendasit shënuan dy herë.

Fillimisht, Aaron Ramsey (55’) dhe më pas Paulo Dybala (67’) i siguruan skuadrës së Maurizio Sarri një tre pikësh tejet të rëndësishëm në luftën për titull.

Në anën tjetër, skuadra e Antonio Conte përveç ankesave në gjyqtarë, kanë shumë punë për të bërë pasi kanë humbur sfidat direkte për luftën për vendin e parë.

Juve kthehet në vendin e parë me 63 pikë, kurse Interi me 54 pikë dhe me një ndeshje më pak – mban pozitën e tretë.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 23:10