Juventus zyrtarizon blerejn e Pogba-s, gjithashtu edhe detajet ekonomike, dhe numrin që do të mbajë francezi

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2022 12:58

Juventus zyrtarizon blerejn e Pogba-s, gjithashtu edhe detajet ekonomike, dhe numrin që do të mbajë francezi

Nuk kishte dyshime, pas zbarkimit të së premtes së kaluar, ekzaminimeve mjekësore të së shtunës dhe takimit me shokët e vjetër, vjen edhe zyrtarizimi nga Juventus.

Paul Pogba firmosi kontratë katërvjeçare dhe do të përfitojë tetë milionë euro rrogë bazë në vit, plus dy milionë euro të tjera bonuse. Rreth 4 milionë euro më pak se sa fitonte te Manchester United, por Pogba kërkon edhe njëherë tjetër të jetë protagonist në fushë, duke rikthyer Juventus në majë.

Mesfushori francez do të mbajë numrin 10, i cili u lirua nga largimi i Paulo Dybala. Pogba vihet kështu nën urdhërat e Alegrit, duke kërkuar që fitojnë sërish titullin kampion.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2022 12:58
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.