Juventusi vazhdon të këtë probleme defensive, rikthehen Chiesa dhe Dybala

Desk
By Desk November 19, 2020 23:10

Juventusi vazhdon të këtë probleme defensive, rikthehen Chiesa dhe Dybala

Dyshja e Juventusit Federico Chiesa dhe Paulo Dybala kanë bërë stërvitjet e plota me skuadrën, andaj janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit.

“Bianconerët” prisnin që të jenë pa dyshen, që kishin probleme muskulore, por ishte sot (e enjte) ndodhi befasia në Torino, përcjellë lajmi.net.

Problemi për “Zonjën e Vjetër” është në mbrojtje sepse dyshja Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini vazhdojnë të jenë të lënduar.

Pritet që titullarë të jetë Matthijs de Ligt, që nuk ka bërë ndonjë paraqitje që nga operacioni që bëri në krah në muajin gusht.

Partnerit e holandezit pritet të jenë Merih Demiral dhe Danilo, që ndryshe referohen si DDD në referencën e të famshmes BBC, pra Barzagli – Bonucci – Chiellini./Lajmi.net/

Desk
By Desk November 19, 2020 23:10