Ka filluar arbitrazhi për klinikën e pandërtuar në Shkup

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:29

Ka filluar arbitrazhi për klinikën e pandërtuar në Shkup

Maqedonia fillon të paguajë dënimet për qendrën e pandërtuar klinike në Shkup, por edhe për spitalin në Shtip. Bëhet fjalë për gjoba milionëshe që do të duhet të paguhen për shkak të procedurave të arbitrazhit në lidhje me prishjen e Kontratës për kryerjen e punimeve të ndërtimit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Shumat fillestare që janë bërë të ditura për publikun variojnë nga 8 deri në 20 milionë euro, por ende nuk dihet saktësisht se sa do të kushtojë prishja e kësaj kontrate, e cila është nënshkruar në vitin 2017 dhe e ndërprerë në vitin 2019, dhe nuk bëhet e dihet se kur pacientët nga lindja do ta kenë spitalin e ri të shumëpritur në Shtip, themelet e të cilit nisën në vitin 2016, përcjell FLAKA.

Ministri i Shëndetësisë thotë se për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, investitori kërkon aneks të kontratës ekzistuese me çmim të ri, më të lartë për vazhdimin e ndërtimit të spitalit të ri në Shtip.

Por nëse pacientët nga lindja e presin spitalin e ri për gati 10 vjet, ato nga Kërçova për tre dekada janë dëshmitarë të një spitali që është bërë histori, përmendet në çdo cikël zgjedhor dhe ka filluar të ndërtohet diku në 1985/86, pra 37 vjet më parë dhe ende nuk ka mbaruar.

Ekspertët kanë paralajmëruar tashmë se vënia në punë e spitaleve të reja në vend është shumë vonë dhe se mund të ketë vetëm efekt negativ.

Injorimi i letrave nga drejtuesit e mëparshëm në ministrinë përkatëse në të cilat kompania italiane i informonte për pagesën e gjobave që fillimisht ishin 8.5 milionë euro para se të arrinin në gjykatën e arbitrazhit, ndërrimi i shpeshtë i ministrave, pritjet dekadëshe për mdërtimin e spitaleve të reja kontribuon vetëm në mos aksesin në kohë të qytetarëve në shërbimet shëndetësore, gjithnjë e më pak punësim profesional në shëndetësi, por edhe largim në rritje të punonjësve shëndetësorë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.