Ka kontaktuar me një të infektuar: Janakievski shkon në izolim

Desk
By Desk October 26, 2020 21:15

Ka kontaktuar me një të infektuar: Janakievski shkon në izolim

Ish-ministri Mile Janakieski shkon në vetizolim për shkak të kontaktit me një pacient me koronavirus, përcjell FLAKA.

Informacioni u njoftua sot nga gjyqtari Osman Shabani në një seancë dëgjimore në çështjen “Toplik”.

Janakieski do të jetë në vet-izolim për 14 ditë, sipas dokumentit të bashkangjitur.

Seanca e radhës për “Toplik” është caktuar për 18 Nëntor.

Ndryshe, sot kishte 15 viktima dhe 247 raste të reja me Covid-19. Janë realizuar 737 teste.

Viktimat janë të moshës nga 49 deri në 78 vjeçare. Sa i përket rasteve të reja, numri më i madh i tyre, respektivisht 116 janë regjistruar në Shkup, Prilep 23, Ohër 14, Shtip 12, Tetovë 10. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 pacientë. Për momentin në mbarë vendin ka 7317 raste aktive me Covid-19, ndërsa 934 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë. FLAKA

Desk
By Desk October 26, 2020 21:15