“Ka rrymë në treg, por është e shtrenjtë”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:41

“Ka rrymë në treg, por është e shtrenjtë”

Kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski, sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se kriza që po shfaqet aktualisht në rajon dhe në Evropë nuk është energjetike por financiare. Pra, nuk ka mungesë të energjisë, por se ajo shitet me çmim më të lartë”.

“Kjo krizë është në radhë të parë krizë çmimesh, sepse ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të energjisë elektrike, në radhë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe ka vazhduar të përhapet edhe në rajonin tonë. Edhe tani, energjia është ende e disponueshme dhe mund të gjendet në treg, por është më e shtrenjtë. Prandaj MEPSO po përballet me shpenzime më të larta”, është shprehur Bislimovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:41
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.