Kabineti i Pendarovskit: Nuk ka ndryshime në sigurimin e shefit të shtetit

Kabineti i Pendarovskit: Nuk ka ndryshime në sigurimin e shefit të shtetit

Nuk ekzistojnë ndryshime në resurset dhe numrin e personave profesionistë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët janë të angazhuar për sigurimin e presidentit Stevo Pendarovski, gjegjësisht ta sigurojë ekipin e njëjtë të personave nga fillimi i mandatit, kumtuan burime të Kabinetit të shefit të shtetit.

“Lidhur me numrin e personave të cilët i ka siguruar presidenti Ivanov, ndërsa janë përfshirë me aktet me të cilat janë drejtuar në pozitat paraprake të punës, ju informojmë se bëhet fjalë për disa persona të cilët për momentin nuk janë angazhuar për sigurimin e presidentit”, informuan burimet e njëjta.

Disa media paraprakisht publikuan se pas vendimit të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev për pezullimin e urdhrave të paraardhësit të tij dhe kryeministër aktual teknik, Oliver Spasovski, prej sot përveç sigurimit të tij të rregullt, presidentin Stevo Pendarovski e sigurojnë edhe truprojat e ish-shefit të shtetit Gjorge Ivanov, të cilët paraprakisht u sistemuan në njësi të tjera organizative në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Çulev nënshkroi telegram të dorëzuar deri tek të gjitha njësitet organizative në MPB, me të cilën i njofton drejtuesit e njësive organizuese se urdhrat e sjellja në pajtim me nenin 154 të Ligjit për punë të brendshme, me të cilat punëtorët urdhërohen të kryejnë detyra në njësi të tjera organizative, ndalojnë të vlejnë, me çka ata duhet të kthehen në vendet e vjetra të punës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 20:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA