Kabineti qeveritar do të mbajë mbledhje, e para qeverisë do të protestohet!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 12:10

Kabineti qeveritar do të mbajë mbledhje, e para qeverisë do të protestohet!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 06.06.2023 (e martë), do të mbajë mbledhje.

Për konkluzat dhe vendimet sipas pikave të rendit të ditës, opinioni do të informohet pas përfundimit të mbledhjes, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Derisa qeveria ka paralajmëruar mbledhje, të punësuarit e Filarmonisë do të protestojnë para objektit qeveritar.

Të punësuarit do të protestojnë sot me instrumente, pavarësisht kushteve atmosferike, nën tenda, të cilat do të vendosen në rrugën para Qeverisë”, informon sindikata.

Shton edhe se protestat do të vazhdojnë “derisa shteti nuk e ndryshon vendimin ‘përkohësisht’ të vendosë edhe një institucioni tjetër në objektin e Filarmonisë”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 12:10
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.