Kacafiten Boki 13 dhe Kamçev, ja detalet

Kacafiten Boki 13 dhe Kamçev, ja detalet

Boki 13 tha se paratë 1 milion euro në çantë ishin jo-ekzistente dhe e pyeti Kamçevin se çfarë kishte diçka tjetër në çantë?

“Vetëm gazeta nga lartë”, tha Kamçev.

Boki: Çka kishte tjetër z.Kamçev”.

Kamçev: “Absolut asgjë”.

Kjo ishte aludim se në çantë kishte të vendosur kamera siç spekulohet në publik.

I dyshuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13 e pyeti Jordan Kamçevin kur dhe kush ia ktheu çantën me 1 milion euro?

Kamçev u përgjigj: “Çanta asnjëherë nuk u kthye”.

Pastaj Kamçev tha se paret i kishte futur në çantën “Luis Viton”, sepse ai e donte atë markë.

Bojan Jovanovski në vazhdimësinë e seancës për rastin “Zhvatja” tha se dëshmitari Orce Kamçev duhet që t’i kërkoj falje publike për kualifikimet që ai i ka thënë sot para gjykatës, referuar Bokit 13. Gjykatësja nuk e lejoi të njejtën dhe i tha që të vazhdoj në rast se ka pyetje për të i’a parashtruar dëshmitarit, transmeton Shenja.

Bojan Jovanovski: Në sa vende dhe me sa persona jeni takuar së bashku me Zoran Milevskin, për rastin pastaj të quajtur “Perandoria?”.

Orce Kamçev: Këtë rast me siguri ti ja ke dhënë emrin.

Boki 13: Shumë gënjeshtra dhe të pavërteta keni thënë. Përse nuk po tregon se për çfarë problemi të PSP-së keni biseduar me mua në restorantin “Sushi”?.

Orce Kamçev: Pse a je ti avokat që të bisedoj për çështje të prokurorisë?

Kjo ishte vetëm një pjesë e bashkëbisedimit në mes të akuzuarit Boki 13 dhe të dëshmitarit Orce Kamçev, ku gjatë gjithë kohës konfrontohen dhe gjuhen me fjalë dhe gjykatësja u tërhoqi vërejtje se janë në seancë gjyqsore dhe jo në teatër. FLAKA 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 14:19

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA