Kacarska – Spano: Nevojitet zbatim më i gjerë i jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 20:39

Kacarska – Spano: Nevojitet zbatim më i gjerë i jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Në kuadër të Konferencës “Kthim efikas i pronës në pajtim me standardet evropiane”, që mbahet në Shkup, u mbajt takim i përbashkët pune i kryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, Robert Spano me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Siç kumtuan nga Gjykata Kushtetuese, në takim kanë marrë pjesë edhe Jovan Ilievski, gjykatës në GJEDNJ, Abel Kampos, zëvendësregjistruesi në GJEDNJ, Agim Nuhiu, zëvendësministri për Drejtësi dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, siç janë Prokuroria Publike, Këshilli gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, byroja për Përfaqësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së dhe e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.

Pas përfundimit të këtij takimi, takim të veçantë mbajtën kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kacarska dhe kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, Robert Spano, në të cilën ishte prezantuar puna dhe kompetencat e Gjykatës, ndërsa theks i veçantë i është vënë mbrojtjes së lirive dhe të drejtave para Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, Spano, shtohet, në fund të takimit i ka dërguar ftesë personale kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Kacarska si edhe të gjithë gjykatësve të tjerë, për realizimin e vizitës së punës në GJEDNJ, në të cilën në mënyrë më të detajuar do të flitej për temat për të cilat është folur në takimin e sotëm.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 20:39

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...