Kadri Zeka nga projektuesit e parë të mëdhenj të ardhmërisë së lirë të atdheut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Tetor, 2022 07:43 Updated

Kadri Zeka nga projektuesit e parë të mëdhenj të ardhmërisë së lirë të atdheut

Udhëheqësi i madh dhe i lavdishëm i Kosovës dhe i Viseve të saja nën ish-Jugosllavi, i madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Kombit Kadri Zeka, është përfaqësuesi më eminent i bijëve të mëdhenj e besnik të Atdheut, që me tërë potencialin e tyre iu kundërvunë Serbisë pushtuese dhe republikave tjera ish-jugosllave, që mbanin të okupuara pjesë të ndryshme të teritoreve shqiptare të Atdheut tonë!

Heroi i Kombit Kadri Zeka, është një nga lindjet më të madha të Kombit, është jeta e madhe në jetën e kombit, është rënia e madhe në rëniet e mëdha për të ardhmen e ndritur të kombit shqiptar!

Kadri Zeka Ilegali i ngjeshur palë-palë dhe i paketuar me mbështjellje të hekurt e të çelikt të veprimtarit të vendosur e sypatrembur, ishte njëri prej anëtarëve me të spikatur të Komitetit Drejtues të GMLK-së në Kosovë, dhe njëri prej drejtuesve më konsekuent të kësaj orgnizate, e cila është baza dhe themeli më i madh dhe më i fortë, në truallin e të cilit, lindën njëra pas tjetrës lëvizjet dhe partitë poltike çlirimtare kombëtare dhe në fund edhe ushtritë çlirimtare në Kosovë dhe Vise, të cilat me luftën heroike dhe titanike të armatosur çlrimtare, bënë realitet ëndrrat dhe projektet e mëdha kombëtare të të rënëve për liri, çlirim e pavarësi!

Kadri Zeka, organizatori i talentuar, tribuni historik i demonstratave dhe mitingjeve të puntorëve e mërgimtarëve shqiptar në Zvicërr, u shëndrrua në superyll të madh ndriques të rrugës për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të sja!

Atëherë ku rregjimi gjakatar shtypte me dhunë e terror, me rrahje masive, me burgosje e me arrestime, çdo tentim për të organizuar demonstrata e protesta, apo edhe çdo demonstratë dhe protestat i shuante me gjakderdhje, me ushtri e polici, kordone që mbillnin vdekje kudo, Heroi i Kombit Kadri Zeka, nëpër sheshet dhe rruget e metropoleve në perendim, ngriste zërin dhe i tregonte gjithë botës se sa shumë është duke vuajtuar nga zgjedha e Serbisë pushtuese Kosova dhe populli i saj, por edhe Viset tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi!

Pushtuesit serbo-jugosllav dhe tradhëtarët shqiptar, me shqiptarin e madh e heroik Kadri Zeka, patën probleme të mëdha, prandaj dhe vrasja e Tij dhe e Vëllezërve Gërvalla, me atentat, me gjasë ishte e pashmangshme, sepse uragani Kadri Zeka, siç kishte filluar tërë Europën do ta ngriste në këmbë!

Kadri Zeka, u bë tmerri i ambasadorëve e konzujve të diplomacisë Jugosllave në Zvicërr e në Gjermani në veçanti, por edhe nëpër tërë botën në përgjithësi!

Kadri Zeka është kryediplomati i madh ilegal i popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Kadri Zeka është kryeambasadori i parë i madh ilegal i popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Të gjithë ambasadorët shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duhet ta mbajnë portretin e Heroit të Kombit Kadri Zeka, në kabinetin e tyre, sepse Kadri Zeka ishte dhe mbetet i pari shqiptar atdhetar e patriot, që me aktivitetin e Tij, u bë ambasadori epik i popullit shqiptar në Europe dhe në gjithë globin!

Kadri Zeka është themeluesi modern i bashkimt të madh dhe të paparë e të pandarë të diasporës shqiptare në përgjithësi dhe të asaj të Kosovës në veçanti!

Te roli i i madh e kolosal i Heroit të Kombit Kadri Zeka, duhet të kërkohet krijimi i dashurisë së madhe epike të diasporës shqiptare për vendlindjen, për Atdheun e për Kombin!

Atentati ndaj Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës me 17 Janar 1982 në Untergrupenbah afër Shtutgardit në Gjermani,u shëndërrua në rëniet dhe atentatet më të mëdha kundër luftëtarëve kombëtar jo vetëm jashtë kufinjëve politik të Atdheut!

Aktiviteti titanik e heroik i Heroit të Kombit Kadri Zeka, por edhe i shumë heronjëve e dëshmorëve të tjerë, të rënë në përpjekjet e mëdha për vetëdijesim, për liri, për çlrim e për pavarësi, u vazhdua nga LPK, e cila në vitin 1994 themeloi UÇK-në, në vitin 2000 themeloi UÇPMB-në dhe në vitin 2001 themeloi UÇK- Kombëtare, të cilat bënë realitet pjesë të mëdha nga ëndrrat e Heroit të Kombit Kadri Zeka dhe të të gjithë të rënëve tjerë, Atdheun e çliruar dhe jetën e lirë dhe të pavarur të popullit shqiptar!

Lavdi Heroit të Kombit Kadri Zeka!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Tetor 2022!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Tetor, 2022 07:43 Updated