Kaevski: Veting në gjyqësor për të rivendosur drejtësinë dhe rendin në vend

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:06

Kaevski: Veting në gjyqësor për të rivendosur drejtësinë dhe rendin në vend

Një nga gjërat kryesore për të cilën LSDM-ja angazhohet është vetingu në gjyqësor, d.m.th kontrollimi i origjinës së pasurisë së të gjithë gjykatësve, që mbajnë pozicione shtetërore, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “Rruga për” në Alsat, Darko Kaevski nga LSDM.

“Vetingu në gjyqësor dhe kontrolli i origjinës së pasurisë së gjithsecilit të përfshirë në sistemin ligjor dhe çdo politikani që mban ndonjë post shtetëror, qoftë tani apo në të kaluarën, është një segment i rëndësishëm nëse duam të rivendosim drejtësinë dhe rendin në vendin tonë”, thotë Kaevski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:06