Kaevski: VMRO-DPMNE me deklarata qesharake përpiqet të fshehë të vërtetën, por realiteti është diçka tjetër

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 22:52

Kaevski: VMRO-DPMNE me deklarata qesharake përpiqet të fshehë të vërtetën, por realiteti është diçka tjetër

Zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaevski sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, duke folur për arrestimin e sotëm për parcelat e shitura në Dellçevë, tha se VMRO-DPMNE me deklarata qesharake po tenton të fshehë të vërtetën. Sipas tij, realiteti është diçka tjetër.

“VMRO-DPMNE-së iu deshën 10 orë e më shumë orë për të dalë në publik, pasi dolën informacionet e para në portale dhe media për parcelat në Dellçevë. Kjo tregon qartë se me disa konferenca qesharake për shtyp apo njoftime qesharake po tentojnë të defokusohen dhe të hedhin poshtë të vërtetën për to”, tha Kaevski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 22:52